Sipas një njoftimi të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në informojnë për situatën e keqe të kushteve atmosferike që pritet të vijojë në ditët në vazhdim, veçanërisht për ditën e nesërme dhe të pasnesërmen.
Përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 - 02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.
Nga llogaritjet PARAPRAKE këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore (Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).
Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman. Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).
Ky informacion është PARAPRAK nga IGJEUM, për arsye se llogaritjet po vazhdojnë dhe afati i këtij buletini është vetëm për 36 orët në vijim. Shenjat e alarmit nga përmbytjet do të vendosen sipas llogaritjeve në buletinin e ardhshëm.
RESHJE
Sot pasdite (e martë, dt.28) nuk priten reshje, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.29) priten reshje në të gjithë territorin kryesisht pasëdite dhe gjatë natës. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 3 °C / 12 °C
Në vendet e ulta: -2 °C / 12 °C
Në vendet malore: -6 °C / 6 °C.
ERA
Sot pasdite (dt.27) dhe nesër (dt.28) pritet të fryjë mesatare në të gjithë territorin.
Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme: