INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit e suksesshëm bëjnë  çdo ditë këto 6 gjëra

Njerëzit e suksesshëm bëjnë çdo ditë këto 6 gjëra

Publikuar më: 17:13 25-11-2017

Të gjithë duan të jenë të suksesshëm.

Shpesh dëgjohen më vëmëndje  historitë  e njerëzve që kanë korrur sukses në jetë dhe madje merren edhe si shembull.

Por çfarë i dallon në të vërtetë këta njerëz nga pjesa tjetër e njerëzve?

Ja ku janë disa nga këshillat dhe sekretet e suksesit  të dhëna nga CEO-t dhe presidentët e botës.

Ata zgjohen herët

Mund t’ju duket e çuditshme, por CEO i Apple, i Starbucks dhe i Disney janë në mesin e atyre që zgjohen herët në mëngjes. Truri ynë është më i “mprehtë” në mëngjes dhe të zgjoheni herët është mirë për trurin tuaj.

Vendosin prioritete

Shumë njerëz të suksesshëm zgjedhin gjërat më të rëndësishme dhe i bëjnë së pari – para se t’i kontrollojnë emailet e tyre apo mesazhet në celular. Kjo do t’ju mundësojë që t’i bëni gjërat më të rëndësishme së pari dhe do t’ju ndihmojë që punët e mëdha të mos ju pengojnë gjatë gjithë ditës,

Lexojnë

Bill Gates dhe Emma Watson janë në mesin e njerëzve të suksesshëm që e adhurojnë leximin. Libra, artikuj, poezi – të gjitha këto pasurojnë dijen tuaj. Siç thotë edhe një thënie nga Tyrion Lannister, “Një mendje ka nevojë për libra sikur një shpatë që ka nevojë për një gur mprehës”.

Ushtrojnë

Prej aktorëve e deri tek njerëzit e biznesit, një praktikë e zakonshme në mesin e njerëzve të suksesshëm janë edhe ushtrimet. Qoftë nëse preferoni të vraponi, të bëni joga apo diçka tjetër, të qëndroni aktiv do t’ju bëjë që të keni gjithmonë energji dhe të jeni gjithmonë të fokusuar.

Vendosin qëllime specifike

Qëllimet tua duhet të jenë të arritshme dhe të bëni hapa drejt arritjes së qëllimeve. Merrni hapat e parë drejt arritjes së tyre dhe arrini qëllimet tuaja!

Kërkojnë ndihmë

Askush nuk arrin sukses i vetëm. Burimi juaj më i mirë i dijes janë njerëzit përreth jush. Bashkëpunoni me ta dhe zgjedhni trurin e tyre. Ata mund të jenë në gjendje që t’ju ndihmojnë në mënyra që kurrë nuk i keni menduar  dhe rrugëtimi juaj drejt suksesit do të jetë më pak i vetmuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051