Jemi mësuar tashmë të shohim shumë postime kontraverse nga reperja më e përfolur e momentit në showbizz-in shqiptar, Tayna.
Reperja edhe pse e re në industrinë e muzikës, duket se ka dëshirë t'i qëndrojë fortë origjinalitetit të saj dhe të mos e lërë famën t'a ndryshojë dhe këtë gjë shpesh na e bën të ditur me postimet e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi Tayna ka shpërndarë një 'meme' ku tregon se ka një përgjigje të ashpër për të gjithë ata që i thonë të sillet më shumë si zonjushë.