INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njerëzit jetonin nën tokë, droni i zbulon këto vendbanime

Publikuar më: 14:15 25-04-2016

Në provincën Henan të Kinës, ka fshatra që nuk mund të gjenden askund tjetër në botë. Këto janë vendbanime të vendosura nën tokë, pothuajse të padukshme.

Videoja e bërë me dron shfaq shtëpitë nëntokësore në qytetin e Sanmenxia, ku puset e thella rreth dy metra parandalojnë përmbytjen e “banesave”, ndërsa në sipërfaqe mund të shihni vetëm pemët dhe bimët tjera.

Në dimër temperatura aty nuk bëhen shumë të ulëta, ndërsa verës nuk është shumë nxehtë.

Vendbanimet e tilla datojnë nga Epoka kineze e Bronzit.

Article Logic
Execution time: 0.003270149230957