Do habiteni, sa fakte interesante ka pikërisht për personat që kanë grupin e gjakut A.
Sipas, National Institutes of Health nëse e keni grupin e gjakut A e keni më të lartë nivelin e stresit, në trupin tuaj. Këto persona e kanë 20% më të lartë mundësinë për t’u prekur nga kanceri i stomakut në krahasim me grupet e tjera të gjakut. Gjithashtu, kanë 5% mundësi më të larta për t’u prekur nga sulmi në zemër. Sipas BBC, njerëzit që kanë grup gjaku A, mund të preken më lehtë nga infeksione të ndryshme .
Përsa i përket karakterit të tyre ata janë kreativë, të ndjeshëm, të duruar dhe të përgjegjshëm ndaj gjërave që kanë në jetën e tyre.
Sipas ekspertëve, janë njerëz pozitivë, zemërmirë dhe priren për t’i dhënë suport njerëzve kur janë në vështirësi.
Ndryshe nga të tjerët, janë njerëzit idealë për të punuar dhe për të sjellë rezultate të mira në punë. Gjithashtu, dinë të ruajnë shumë mirë sekretet.
Burimi: MNN
Përshtati: Anisa Bega