INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit mund të rimarrin rininë e tyre, zbulohen qelizat e trurit që ndalojnë plakjen

Njerëzit mund të rimarrin rininë e tyre, zbulohen qelizat e trurit që ndalojnë plakjen

Publikuar më: 14:59 27-07-2017

Deri tani e keni ëndërruar por shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një mënyrë për të frenuar shenjat e plakjes. Hulumtimet e reja kanë vënë në dukje qelizat e rritura në hipotalamus,një përberës sa madhësia e një bizele, të cilat kontrollojnë proçesin e plakjes.

Studimet e deritanishme janë përaëndruar në minj, por studiuesit besojnë se qelizat mund të funskionojnë edhe për njerëzit për të krijuar trajtime kundër plakjes.

Pasi u injektuan qelizat burimore tek minjtë, shenjat e plaksje u kthyen mbrapsht. Kjo vërteton se këto qeliza përmbajnë një frenë që shtrëngon plakjen. Kur numri i tyre bie në mënyrë të natyrshme me kalimin e kohës, ose nëse nëse funksionojnë në mënyrë të ndërprerë, truri plaket më shpejt dhe vdekja ndodh me herët.

Profesor Dongsheng Cai, i cili udhëhoqi studimin, tha: "Hulumtimi ynë tregon se numri i qelizave burimore nervore hipotalamike natyrisht bie mbi jetën e kafshës dhe kjo rënie përshpejton plakjen.

Hipotalamusi vepron si një kompjuter CPU, duke rregulluar një gamë të gjerë të funksioneve biologjike në trup dhe duke lidhur nervat dhe hormonet.

Një nga punët e saj më e rëndësishme është ruajtja e homeostazës - mbajtja e pjesëve të ndryshme të trupit që punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe të balancuar.

Article Logic
Execution time: 0.0042998790740967