Sipas shkencës dhe disa studimeve, jemi lodhur kot për të qenë të lumtur, madje e kemi stresuar veten më shumë.
Studiuesit kanë vendosur që ata që mallkojnë rregullisht janë më të lumtur, të shëndetshëm, inteligjentë dhe natyrisht të ndershëm.
"Në këtë mënyrë ne jo vetëm që komunikojmë kuptimin e një fjalie, por edhe përgjigjen tonë emocionale ndaj kuptimit dhe reagimin tonë emocional ndaj diçkaje. Gjithashtu na lejon të shprehim zemërim, neveri ose dhimbje, pa pasur nevojë të përdorim dhunën fizike".
Së bashku me këtë, studimet tregojnë se ata që mallkojnë kanë nivele më të larta integriteti dhe nga ana tjetër, të jenë njerëz shumë më të ndershëm. Hulumtuesit thonë gjithashtu se duke thënë disa fjalë të këqija herë pas here mund të lëshojmë endorfinë, dhe mund të përmirësojnë gjendjen tonë.
Nëse po kërkoni të provoni inteligjencën tuaj, sipas intv.al mund të kuptoni se keni një fjalor më të mirë se ata që nuk dinë shumë fjalë të këqija.
Gjithashtu, jini krenar për faktin se ndoshta jeni më të mençur se sa ata.
Burimi: 9gag
Përshtati: Anisa Bega