INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit që e dashurojnë muzikën janë ndryshe nga të tjerët. Zbuloni sekretin e tyre!

Njerëzit që e dashurojnë muzikën janë ndryshe nga të tjerët. Zbuloni sekretin e tyre!

Publikuar më: 12:23 01-02-2017
Muzika ka një rol të rëndësishëm në jetën e të gjithëve.
Ajo lidhet me kujtimet, emocionet dhe dëshirat. Sipas një kërkimi, thuhet se njerëzit që bëjnë muzikë kanë një nivel të lartë inteligjence. Shkenca ka shpjeguar, pse muzika ju bën të ndiheni më mirë. Njerëzit që e kanë të nevojshme të dëgjojnë muzikë dhe e kanë atë si shërim të shpirtit kanë më shumë mundësi për të qenë të suksesshëm në jetë. Muzika ndikon në trurin tonë pozitivisht dhe i stimulon njerëzit të jenë më të shëruar shpirtërisht.
 
Ekspertët, Dr. Valorie Salimpoor dhe Dr. Robert Zatorre  kanë dalë në përfundimin, se truri çliron hormonin e dopaminës (hormonin e lumturisë), kur njerëzit dëgjojnë këngën e tyre të preferuar.
Njerëzit që e kanë muzikën të pandarë në jetën e tyre, kanë më shumë mundësi për të larguar ankthin dhe mërzitjen. Ata, sipas intv.al janë më të motivuar dhe përcjellin energji pozitive te të tjerët. Këta njerëz, muzika i bën më mendjehapur dhe më pak paragjykues. Shpresa për një të ardhme më të mirë, shtohet nëse muzikën e keni pranë vetes.
Mos harroni, ajo nuk ju lë kurrë vetëm!
 
Burimi: Life Hack
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.003648042678833