INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit që janë gjithmonë vonë kanë këto 4 gjëra negative

Njerëzit që janë gjithmonë vonë kanë këto 4 gjëra negative

Publikuar më: 12:02 20-03-2018
Njerëzit që vonohen në shumicën e rasteve janë më problematikët.
Kjo nuk vlen vetëm për punën, por edhe për shoqërinë. Sipas shkencëtarit australian Dr Karl Kruszelnicki, ekzistojnë katër lloje të ndryshme të personalitetit që janë të prirur për vonesën. Sipas intv.al, i keni më poshtë:
1. Ata janë ëndrimtarë
Ëndërrimtarët kanë shpresa joreale për atë që mund të arrijnë në një sasi të caktuar kohe. Ata do ta tregojnë veten se mund të hanë në një minutë, të vishen në 30 sekonda dhe do të kenë kohë të bëjnë mëngjesin para se të largohen nga shtëpia. Pra si pasojë, gjithmonë vonohen.
2. Krijuesit e krizës 
Ata e shtyjnë fillimin e një projekti pak para afatit të fundit. Sipas intv.al  besojnë se mund ta kryejnë më mirë një punë në stresin e një afati të shkurtër. Besojmë që ata që janë në kontakt me njerëz të tillë, e kuptojnë shumë mirë këtë pjesë.
3. Perfeksionistë
Edhe pse vonohen sërish  shikojnë  detajet e vogla. Ata duhet të ndalojnë të jenë të fiksuar për gjërat e vogla dhe të kuptojnë se duke i bërë gjërat në kohën e duhur,  është më mirë se të qenurit i përsosur.
4. Janë rebelë
 Këta njerëz vonohen edhe si për t’u dukur rebelë  kundër shtypësve të tyre. Ata urrejnë t’i thoni se çfarë të bëjnë, duke refuzuar të jenë në kohë. Sipas intv.al  janë të vështirë për t'u marrë me ta. Nëse ata duan të mos jenë vonë, duhet të kuptojnë që vonesa po prek një njeri tjetër dhe nuk është thjesht një kërkesë e pakuptimtë shoqërore.
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594