INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit që jetojnë afër detit fshehin këto 3 sekrete. Zbulojini!

Njerëzit që jetojnë afër detit fshehin këto 3 sekrete. Zbulojini!

Publikuar më: 14:41 12-11-2018
Një shprehje e vjetër thotë: “ Afër detit, afër mbretit”.
Edhe dikur, njerëzit janë munduar të jetojnë sa më afër detit, për shkak të efekteve pozitive që sillte në jetën e tyre. Tregëtarët më të njohur, kontaktin kryesor e kanë pasur me detin. Sipas intv.al, deti ka ndihmuar në dhënien, edhe në marrjen e kulturave të ndryshme. Një studim i ri në Universitetin e Exeter ka gjetur përfitimet  që njerëzit  marrin nga deti. Dr. Matheë White, psikologu i mjedisit,  nga Universiteti i Exeter Medical School është shprehur: "Të jetuarit afër detit ndikon në shëndetin tonë mendor dhe mirëqenien. Gjithashtu,  eliminon  hormonet e  stresit”. 
 
Intv.al, sjell faktet që tregojnë se njerëzit, të cilët jetojnë pranë detit janë më të veçantë:
1.  Kanë më shumë energji pozitive
Në këtë studim, u vërtetua se njerëzit që jetojnë pranë detit kanë më shumë energji pozitive dhe janë në humor më të mirë. Në laborator, ata morën disa vullnetarë, të cilët kishin një pikturë me det, kur bënin stërvitje. Intv.al tregon se dëshira për të bërë ushtirme fizike, u shtua më shumë kur ata kishin pranë detin si imazh.
2. E lënë mendjen më të lirë
Tingujt e valëve të detit, i japin mendjes një qetësi të mrekullueshme. Intv.al , sqaron se deri më tani, zhurma e detit ndikon  në mënyrën se si ndihen njerëzit. Problemet zhyten në valët e detit dhe pak nga pak zhduken, duke e lënë mendjen të jetë më e kthjellët.
3.  Nuk kanë shumë depresion
Sipas statistikave, personat që jetojnë pranë detit, e kanë më të ulët mundësinë për t’u prekur nga depresioni. Sipas intv.al, mjaftojnë 30 minuta për të bërë një shëtitje gjatë bregdetit, për t’u ndier më mirë shpirtërisht. 
Shkrimtari francez, Jules Verne ka thënë: “Deti është çdo gjë. Fryma e tij është e pastër dhe e shëndetshme. Ai nuk e lë kurrë njeriun  të jetë i vetmuar”.
Burimi: BBC
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938