INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit që shajnë dhe përdorin fjalë vulgare nuk janë budallenj! Përkundrazi, ja si vlerësohen ata...

Njerëzit që shajnë dhe përdorin fjalë vulgare nuk janë budallenj! Përkundrazi, ja si vlerësohen ata...

Publikuar më: 21:07 05-02-2018

Shumica e njerëzve besojnë në hipotezën e “fjalorit të varfër”, konstatimit që njerëzit të cilët shajnë shumë e bëjnë këtë sepse nuk kanë ç’të thonë tjetër gjë.

Mirëpo, studimi i Kolegjit Marist dhe i Akademisë së artit liberal nga Massachusettsi, ka treguar se kjo gjë nuk është dhe aq e vërtetë, sepse është vërtetuar që ata të cilët janë të mësuar sajojnë fjalë tabu, në përgjithësi janë më elokuentë.

“Shpesh konsiderohet që njerëzit shajnë për shkak se posedojë fond të kufizuar të fjalëve apo janë të paarsimuar, mirëpo hulumtimi ynë ka treguar që ajo shprehi pikërisht të udhëzon në elokuencë dhe në aftësi më të mëdha intelektuale”, konkludojnë shkencëtarët.

Edhe studimet e mëhershme kanë treguar anët e mira të përdorimit të sharjeve.

 “Sharjet janë melhem për shpirtin”

Siç transmeton Elite Daily, sharja zvogëlon dhembjen, ndihmon në ballafaqimin me situatat stresuese. Kur shajmë qetësohemi, sepse çlirojnë energjinë e grumbulluar negative.

Sharjet janë ventili më i mirë i shfryrjes, gjithashtu shërbejnë edhe për lidhje më të lehta ndërmjet njerëzve.

Adhurues të sharjeve kanë qenë edhe Shekspiri, Martin Lugeri, Gete dhe Mark Tueni, të cilët shprehjet e pista i kanë përdorur edhe në literaturën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0040149688720703