Tayna është një nga këngëtaret më seksi të showbizit shqiptar. Ajo është mjaft aktive në Instagram, ku poston edhe foto provokuese që nxjerrin në pah format e saj mahnitëse trupore.
Pavarësisht këtij aspekti, Tayna është një myslimane e devotshme kur vjen puna te agjërimi.
Reperja ka zbuluar sot në Instastory se me nisjen e muajit të Ramazanit ajo ka filluar të agjërojë. Mirëpo, jo të gjithë arrijnë ta besojnë këtë.
Ylli 24 vjeçar e ka një reagim për këtë. Ajo shkruan: “Njerëzit shokohen kur i them që po agjëroj. Më pëlqen ta shoh këtë!”
Në 13 prill filloi muaji i Ramazanit për të gjithë botën myslimane. Gjatë 30 ditëve besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Agjërimi nënkupton vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë nga një sërë kënaqësish siç janë ushqimet, pijet dhe marrëdhëniet seksuale nga koha përpara agimit të ditës deri në perëndimin e diellit.