Mbidoza e drogës i ka marrë jetën një tjetër reperi që po ndërtonte karrierë të suksesshme në SHBA. Mac Miller ka ndërruar jetë në moshën 26 vjeçare në shtëpinë e tij dhe autoritetet deklarojnë se shkak është bërë mbidoza.
Ai ka qenë i lidhur për dy vite me këngëtaren e njohur, Ariana Grande, marrëdhënie që përfundoi në muajin maj.
Sipas miqve, Mac Miller nuk e përjetoi aspak mirë ndarjen nga Ariana dhe kjo është arsyeja përse shumë fansa po bëjnë përgjegjëse këngëtaren për vdekjen e 26 vjeçarit.
“Ky është faji yt. Është çmenduri sepse ti e vrave atë”, i shkruante një fans këngëtares.
Pak orë më parë, Ariana Grande ka postuar në llogarinë e saj të Instagram-it një foto të ish-të dashurit të saj, i cili ndërroi jetë dje. Një foto bardh e zi e reperit Mac Miller pa asnjë përshkrim në të ishte pikërisht reagimi i këngëtares pas kësaj tragjedie.
Ariana dhe Mac kanë qenë shokë për 5 vite dhe të dashur për dy. Lidhja e tyre u bë zyrtare në 2016-ën dhe përfundoi në maj të 2018-ës.