Një video e re nga kanali Youtube JerryRigEverything tregon se iPad-i i fundit i Apple mund të përthyhet pa shumë vështirësi. Zack Nelson kryen testin e tij duke ushtruar pak forcë mbi tablet.
Kjo video në YouTube nuk është rasti i vetëm i iPad-it të ri që ka më pak rezistencë strukturore. Kemi parë raporte të shpërndara në faqe të forumeve të tabletave dhe disa njerëz këmbëngulin që pajisjet e tyre ishin shume elastike dhe pak rezistente ndaj perthyerjeve te lehta.