INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njëri “rrugaç”, tjetri “mashtrues”. Debatet sot në Komisionin e jashtëm [VIDEO]

Publikuar më: 15:11 23-11-2016

Diskutimet e projektbuxhetit për vitit të ardhshëm në komisionet parlamentare, janë kthyer në “arenën” e debatit më të ashpër mes opozitës dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Këtë të mërkurë, në komisionin e jashtëm deputetët demokratë kanë debatuar ashpër me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Nuk kanë munguar as fyerjet ndaj ministrit.
Menjëherë pas Islamit kanë reaguar edhe deputetët e tjerë demokratë, të cilët e kanë quajtur Bushatin ministër mashtrues, gënjeshtar, e si “njeri i skandaleve”. Ministri Bushati ishte në mbledhje për të folur për buxhetin 2017 për institucionin që drejton. Ndërkohë një ditë më parë dhe Komisioni i Sigurisë u përfshi me debate të forta mes palëve, jashtë çdo etike komunikimi.

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375