INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njeriu i rekordeve me 500 tatuazhe dhe që ka hequr të gjithë dhëmbët [VIDEO]

Publikuar më: 09:58 27-05-2016

Një burrë nga India i fiksuar pas thyerjes së rekordeve të librit Ginis, ka bërë tatuazhe në trup të 336 flamujve, dhe ka hequr të gjithë dhëmbët në mënyrë që të mund të fus në gojë 500 pipza të lëngjeve dhe më shumë se 50 qirinj të ndezur.

Har Parkash Rishi, i cili pretendon se ka vendosur më shumë se 20 rekorde, tani e quan veten Ginis Rishi.

Ai ka lindur në vitin 1942 në një sallë kinemaje në kryeqytetin Nju Delhi, dhe për herë të parë ishte futur në librin e rekordeve Ginis në vitin 1990, ku së bashku me dy miq arriti të ngasë pa ndërprerë një skuter për më shumë se 1.001 orë.

Por dëshira e madhe që emri i tij të figuroj sa më shumë në librin e rekordeve Ginis, e shtyu atë të kryej veprime të çuditshme, duke përfshirë dërgimin e picave nga Nju Delhi për në San Francisko.

Ai tani është duke planifikuar të bëjë tatuazhe fytyrat e liderëve botërore, siç është ai i kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, Mbretëreshën e Britanisë, Elizabeth dhe udhëheqësin e lëvizjes për pavarësi të Indisë, Mahatma Gandhi.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168