Një pensionist i irrituar është kapur në kamera duke sharë me lloj lloj fjalësh një kalimtar që nuk pastroi mbetjet e qenit të tij në rrugë.
John Smedley u konfrontua me David McDermott në një debat të fortë me fjalë banale, pasi qeni i sëmurë nxorri jashtëqitjen e tij përpara shtëpisë së të moshuarit. Ky i fundit nuk e ka pritur aspak mrië diçka të tillë dhe i është vërsulur me ulërima, së bashku me bashkëshorten e tij. McDermott nga ana tjetër është justifikuar me faktin se labradori i tij 3 vjeçar është i sëmurë dhe nuk bënte dot ndryshe, por kjo nuk e ka ndalur inatin e 72 vjeçarit.