INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Njeriu që digjet" fiton çmimin e “World Press Photo 2018”

Publikuar më: 16:22 13-04-2018

Fotografi i AFP-së, Ronaldo Schemidt fitoi çmimin për foton e vitit në ”World Press Photo 2018” për një imazh të jashtëzakonshëm të marrë gjatë përleshjeve në Karakas të Venezulelës. Për jurinë vlerësuese kjo foto simbolizon një vend që digjet. Fotografia fituese u shkrep vitin e kaluar gjatë përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe kundërshtarëve të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro. Anëtarët e jurisë theksuan se kishin zgjedhur këtë foto, sepse ajo shkakton një emocion të menjëhershëm. Ronaldo Schemidt ishte dërguar në Venezuelë, vendi i tij i origjinës, për të mbuluar trazirat në pranverë 2017. Më 3 maj, ai ka parë protestuesit të sulmojnë një motor të Gardës Kombëtare, serbatori i të cilit shpërtheu papritur në fytyrën e Jose Victor Salazar Balza, një të riu 28 vjeç. “Kam ndjerë zjarrin prapa kurrizin tim dhe kam reaguar instiktivisht. Kam bërë foto pa e ditur se çfarë fotografoja. Vetëm pas disa sekondave kam kuptuar se ishte dikush që po digjej”, tregon Ronaldo Schemidt. Foto e bërë tregon manifestuesin, i cili mban një maskë kundragaz, duke vrapuar dhe me trupin e mbuluar nga flakët. Protestuesi pësoi djegie të rënda, por mbijetoi. “Isha vërtet i tronditur dhe nuk e kisha menduar kurrë se do të asistoja në diçka kaq të dhunshme”-deklaroi fotografi i AFP. Çmimi u dha dje gjatë një ceremonie në Amsterdam. “Fotoja e vitit duhet të tregojë një ngjarje”, deklaroi presidentja e jurisë, drejtoreshë e fotografisë në të përjavshmen “Geo France”, Magdalena Herrera. “Ajo është një fotografi klasike, por ka një energji të momentit, ka ngjyra, lëvizje dhe është e kompozuar shumë mirë. Ajo ka force”-deklaroi Herrera. Por çmimi i së enjtes i dha emocione kontardiktore 46-vjeçarit Schemidt, i cili është vetë venezuelian, edhe pse ai u largua nga vendi 18 vjet më parë. "Kam emocione kontradiktore," tha ai. "Unë e di më mirë se të gjithë ata që po kalon Venezuela". Familja e Schemidt vuajti nga uria, hiperinflacioni dhe mungesat që nxitën protestat, me katër muaj beteja rruge që lanë 125 të vdekur. Duke pranuar çmimin e tij dhe duke folur në spanjisht, Schemidt tha se ia kushton fotografinë "familjes së tij dhe të gjithë popullit të Venezuelës".

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379