INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njeriu që luan ping pong pa duar!

Publikuar më: 10:03 08-03-2016

Ibrahim Hamato na mëson se në jetë asgjë nuk është e pamundur.

Egjiptiani humbi të dy krahët kur ishte 10 vjeç, por nuk humbi asnjëherë pasionin e tij për ping-pongun.

Mund të duket e pabesueshme se si mund të luhet ky sport pa duar, por Ibrahimi e ka gjetur një zgjidhje. Ai ka nisur ta mbajë raketën përmes dhëmbëve duke fituar gjithnjë e më tepër përvojë në lojë.

“Kur ju punoni asgjë nuk është e pamundur”, shprehet lojtari më i veçantë i ping-pongut.

Në vitin 2014, ai mori pjesë në “World Team Table Tennis Championships”, ku ishte i ftuar nderi. Aktualisht, ai është i ftuar në “2016 World Team Championships”.

Në videon e shpërndarë në “Youtube”, ai shfaqet duke luajtur një ndeshje në sallën e trajnimit me belgun Jean Michel Saive, ish-kampion në ping pong.

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775