INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerku Edi Rama shpërblen vajzën e gruas, ja denoncimi i Sali Berishës

Njerku Edi Rama shpërblen vajzën e gruas, ja denoncimi i Sali Berishës

Publikuar më: 15:12 18-08-2016

Kryeministri Edi Rama ka akorduar 600 mijë Euro për kompaninë “51N4E”, ku është punësuar edhe vajza e bashkëshortes së Kryeministrit. Kjo kompani e ka fituar tenderin për të këshilluar Fondin Shqiptar të Zhvillimit Rajonal me kryetar vet Kryeministrin Edi Rama. Ky fakt është denoncuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet rrjetit scoails facebook.
Berisha e cilësoi skadnal të ri këtë ngjarje, ndërsa i ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimet për këtë rast të konfliktit të interesit.
Ja reagimi i Sali berishës në facebook:
“Një skandal i ri!
Njerku Edvin Kristaq Rama shpërblen vajzën e gruas me 600 mijë euro për të këshilluar vet Ramën! Të dashur miq, kompania "51N4E" ku është e punësuar vajza e zonjës Rama, zonjusha Xhillari ka fituar një tender të qeverisë shqiptare prej 600 mijë eurosh për të dhënë këshilla Fondit Shqiptar të Zhvillimit Rajonal me kryetar vet njerkun Edvin Kristaq Rama të zonjushes Xhillari!
Kështu njerku bujar shpërblen vajzën e bashkëshortes së tij me 600.000 euro në konflikt flagrant interesi familjar për çdo gjë tjetër por jo për të ndarë së bashku brenda familjes paratë e grabitura të takspaguesve të mjerë shqiptar.
Ky është një skandal i turpshëm familjar për të cilin i bëj thirrje prokurorisë së shtetit të nisë menjëherë hetimet”! sb

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391