INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njësia anti- korrupsion zbarkon në zyrat e ministres teknike të PD

Njësia anti- korrupsion zbarkon në zyrat e ministres teknike të PD

Publikuar më: 17:13 14-07-2017

Me urdhër të të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaci, njësia Anti-korrupsion ka nisur një kontroll të imtësishëm në Ministrinë e Arsimit, të drejtuar nga teknikja e PD, Mirela Karabina.

Në qendër të këtyre kontrolleve kanë qenë emërimet, tenderat dhe vendimet e marrë nga kjo ministri kohët e fundit. Ky fakt është mohuar nga Ministria e Arsimit. Edhe pse grupi i kontrollit ka zbarkuar gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Arsimit, por zyrtarët e ministres teknike demokrate mohojnë t’i jenë ushtruar një kontrolli të tillë.

Grupi i anti-korrupsionit dyshon se ka disa shkelje për emërimet, shkarkimet, por edhe vendimet e tjera që janë marrë nga Ministria e Arsimit në bazë të urdhrave të Mirela Karabinës.

Mirela Karabina ka pasur përplasje në javët e fundit me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, ndërsa gjatë fushatës ka pezulluar disa drejtorë dhe zyrtarë të lartë të institucionit që drejton.

Gjashtë ministrat teknik të PD dhe zv/kryeministrja vijojnë të qëndrojnë në detyrë edhe pse kanë kaluar 3 javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059