Dihet tashmë botërisht se Rihanna dhe Beyonce nuk kanë ndonjë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.
Kjo edhe pas zërave të mëparshëm se mes Ririt dhe Jay Z-së kishte patur një romancë. Megjithatë fansat e dy këngëtareve ende vazhdojnë të shpresojnë për një bashkëpunim mes tyre, i cili si duket paska ndodhur. Kjo tregohet në faqen zyrtare të ASCAP, kompania ku regjistrohen këngët e të gjithë artistëve në SHBA, është shfaqur një projekt i dy artisteve, i titulluar “Love On Top”. Megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende.