Një tjetër djalë me emrin Andi i është bashkuar “Përputhen”, i cili që prej hyrjes, shprehu pëlqimin e tij për Tean. Ai tha që ka ardhur këtu për Tean dhe deklaroi që nuk beson në romancën e saj me Andin tjetër. Madje në rrjet qarkulluan disa foto, në të cilat dukej që Andi i ri dhe Tea kanë qenë në një ditëlindje, para se ai të futej në program.
Edhe në “Përputhen Prime”, Andi 2 tha se nuk e beson çifti Tea Andi pasi në të kundërtën do kishin dalë nga emisioni.
Debati:
Bora : Çfarë ke për të dhënë për këtë deklaratë të Andit të ri
Andi: Ja ka dhënë përgjigjen Tea. Uroj që të eci po bëri kështu se ka të gjatë.
Andi i ri: Të gjithë mendojnë, që këtu ka një gjë s’shkon. Se nëse jeni çift pse rrini këtu?
Andi : S’ke pse thua pse s’jeni puthur, se s’të jap ty llogari.
Andi i ri: Pse po qëndroni
Andi: Se kështu duam
Tea: Po presim të organizohet dasma.
Andi i ri: Tea është shumë e bukur, s’do kisha dashur të isha i 3 kurrë, por nëse janë përputh pse po rrinë këtu.