INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihet si ''shqiptari më i fortë'' në Britani, 44 vjeçari akuzohet për...

Njihet si ''shqiptari më i fortë'' në Britani, 44 vjeçari akuzohet për...

Publikuar më: 12:36 05-06-2019

Një 44 vjeçar shqiptar i cili konsiderohet si i ''forti'' i Britanisë është në telashe.

Jimmy Marku i cili përfaqësoi tre herë vendin në finalen e Worls's Strongest Man, së bashku me vëllain e tij akuzohet se trafikonin njerëz.

Sipas mediave britanike, dy vëllezërit dhe shqiptari tjetër Alex Sefolli, 39-vjeç blenë një varkë që e përdornin për trafikimin e njerëzve.

Në gjykatë u tha se tre të pandehurit ndodhen në Britani në mënyrë legale, Jimmy ka lindur në Ish-Jugosllavi ndërsa vëllai i tij Jetmir Marku dhe shqiptari tjetër Sefolli në Shqipëri.

Në Isleëorth Croën Court u tha se Jimmy ka lehtësuar emigracionin e paligjshëm së bashku me shtetasin australian, Steven Jackson.

Prokurori Christopher Amis tha se më 23 maj 2016, Jackson u arrestua në Chichester Marina në West Sussex pasi udhëtoi nga Franca me një varkë.

Sipas tij varka ishte e mbushur me  emigrantë shqiptarë që po tentonin të kalonin në Britani ilegalisht.

Kur policia hipi në anije ata gjetën 17 shtetas shqiptarë të fshehur nën kuvertë. Asnjë prej tyre nuk kishte vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Jimmy Marku gjithashtu akuzohet se së bashku me vëllain e tij lehtësoi imigracionin e paligjshëm, duke siguruar strehim dhe asistencë për tre emigrantë të tjerë më 23 qershor 2017, akuzë të cilën e kanë mohuar të dy.

Jetmir Marku dhe Sefolli mohuan akuzën e komplotit dhe Sefolli gjithashtu mohoi ndihmën për të siguruar punësim në kompaninë e tij të ndërtimit për tre emigrantë më 5 shtator 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0020511150360107