INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihet si “Zonja e hekurt”, Jozefina Topalli preket në mes të emisionit: Kam dhimbje dhe mall...

Njihet si “Zonja e hekurt”, Jozefina Topalli preket në mes të emisionit: Kam dhimbje dhe mall...

Publikuar më: 12:16 25-01-2019

Jozefina Topalli është një nga femrat më të spikatura të politikës në vendin tonë. Edhe pse nuk është më deputete, ish-kryetarja e Kuvendit vazhdon të mbetet aktive në sferën publike.

E ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide”, Jozefina Topalli apo siç e thërrasin ndryshe “Zonja e hekurt” e politikës shqiptare u prek, kur u pyet nëse e kishte marrë malli të kthehej në selinë e PD-së, aty ku ka punuar për shumë vite.

Mirela Milori: Me përfaqësues të tjerë brenda PD-së flisni?

Jozefina Topalli: Po sigurisht, komunikoj me ata që kam qenë dhe me ta që kam punuar. I ndjek me shumë interes dhe më dhimbsen. Unë e di sa keq ndihen.

Mirela Milori: Ju ka marrë malli të riktheheni në atë seli?

Jozefina Topalli: Shumë! Tek kjo e reja jo. S’e kam me selinë, unë e kam me shpirtin e demokratëve. Sigurisht që kam dhimbje dhe mall të madh, por duhet të jem realiste.

Article Logic
Execution time: 0.0039339065551758