Jo gjithçka është sekrete në botën e egër të showbizit.
Louis Tomlinson, anëtari i One Direction i cili u bë për herë të parë baba para pak ditësh, ka ndarë më në fund foton e djalit të tij. Louis ka zbuluar në Instagram fytyrën e vogëlushit Freddie Reign Tomlinson, përmes një fotoje ku shihet ai i mbuluar nga tatuazhet me djalin të mbështetur në kraharorin e tij. Ndërkohë një foto tjetër po të ngjashme ka postuar edhe ish e dashura e tij Briana Jungwirth, teksa ndodhej në dhomën e lindjes me djalin në krah. Kujtojmë që Freddie Reign Tomlinson erdhi në jetë të enjten e kaluar në një spital të Los Angelesit. Siç duket One Direction u bënë sërish 5 dhe fansat po çmenden rreth pjesëtarit më të ri të grupit. Nuk kanë faj, duket kaq i mirë!