INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihun me qarqet, ku së shpejti do shihni vetëm pleq

Njihun me qarqet, ku së shpejti do shihni vetëm pleq

Publikuar më: 09:20 15-03-2019

Shqipëria po plaket! Po në disa qarqe fenomeni është më i prezent. Eurostat në statistikat rajonale të Europës përllogariti se më 2017 mosha mesatare në Gjirokastër ishte 38.2 vjeç, në Sarandë dhe Berat me 37. 2, ndërsa në Lezhë dhe në Fier 36.6 vjeç. Pra këto janë qarqet që me shumë të ngjarë pas një apo dy dekadash do të kenë banorë vetëm të moshuar.
Qarqet me moshëm mesatare më të re të popullsisë janë Dibra, Tirana dhe Kukësi përkatësisht me 34.4, 34.5 dhe 34.8 vjeç.
Ndërsa në Europë me popullisë më të plakur paraqitet zonat veriore të Gjermanisë me një moshë mesatare 47 vjeç të popullsisë, më pas rajonet me popullinë më të plakur janë në Italinë e veriut dhe në Spanjë. Teksa shtete e lindjes në BE kanë kanë moshën mesatare të popullsisë më të re, e bëhet fjalë për Rumaninë, Poloninë, Bullgarinë dhe Turqinë, ku mosha mesatare e popullsisë është nën 40 vjeç në shumicën e shteteve ballkanike.
Ajo që për vende të zhvilluara të Europës ka ndodhur për dekada, në Shqipëri po ndodh për pak fare kohë. Pasi nga 2017 në 2018, raporti i të rinjve me numrin e përgjithshëm të popullsisë ka shënuar rënie, nga 26% në 25.4%.
Kurse raporti i të moshuarve në dy vite u rrit nga 19.4% në 20.1%.

Article Logic
Execution time: 0.0035321712493896