INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me 10 gjërat që dëmtojnë qelizat e trurit tuaj

Njihuni me 10 gjërat që dëmtojnë qelizat e trurit tuaj

Publikuar më: 10:44 22-09-2016

Çdokujt i ndodh të humbë qelizat e trurit dhe kjo është pjesë e jetës. E rëndësishme është që teksa humbasin  këto qeliza truri, të mos shkaktojnë ndonjë problem serioz.

Përveç kësaj , shumica e njerëzve nuk e dinë se truri i tyre gjithashtu ka fuqinë për të riparuar vetveten dhe të krijojë qeliza të reja nëpërmjet një proçesi të quajtur neurogensis.

Edhe në qoftë se ju jeni një përdorues  apo abuzues i lëndevë narkotike, ka ende shpresë për ju që të riparoni trurin.

Megjithatë, është  interesante që të mësoni  për disa nga substancat,lëndët,sëmundjet si dhe veprime të tjera që mund të vrasin qelizat e trurit tuaj.

Nëse zbatoni një pjesë të gjërave të kësaj liste, nuk keni pse  të shqetësoheni. Nëse mendoni se truri juaj ka ngrirë, nuk kujton asgjë  dhe se nuk do të mund ta ktheni më në gjëndjen e mëparshme, kjo nuk duhet të jetë arsye për panik sepse do të mund t’i riktheni përsëri ato.

1.      Tronditja

Sigurohuni që gjithmonë të keni pajisjet e duhura për sporte të ndryshme. Një tronditje është rezultat i një goditjeje të dhunshme në kokë e cila mund të shkaktojë humbje ndjenjash. Kjo goditje  vret  qelizat e trurit në zonën që është prekur nga goditjet e forta.

2.      Shembja celebrale

Shembja është ndryshe nga tronditja.  Por, në mënyrë të ngjashme me një tronditje , një shembje mund të çojë në vdekjen e qelizave të trurit.  Gjithmonë duhet të veshim mbrojtje për  kokën  për të shmangur goditjet në kokë .Nuk është çudi që boksierët  të vuajnë nga  shembje celebrale për shkak të  grushtave të  përsëritura në kokë . Nëse ju merrni grushta në kokë,  domosdoshmërisht do të zhvillojë një shembje celebrale.

3.      Tundja e kokës

Shumë personave iu pëlqen ta tundin kokën shpejt dhe fort si përshëmbull metalarëve që këndojnë muzikë rock. Disa muzikantë të njohur kanë patur humbje të  qelizave të trurit dhe dëme , si rezultat i kësaj muzike dhe praktike të tundjes së kokës.

Terry Balsamo ( kitarist i grupit Evanescence)  kishte pësuar një goditje në kokë pikërisht nga tundja e saj shpesh. Po ashtu edhe  Tom Araya  këngëtar,  i cili përfundoi me probleme kurrizore. Kjo mund të ndodhë edhe me ju që dëgjoni vazhdimisht muzikë të rëndë metal.

4.Sëmundja Alzheimer

Nuk është mister tashmë që nëse jeni të diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimer, ajo është shkatërruese për  kujtesën tuaj  dhe është e qartë se qelizat e trurit tuaj të vriten .Besohet se proteinat e vogla, dëmtojnë dhe vrasin neuronet  duke bërë që kjo lloj sëmundje të përparojë.

4.      Dehidratimi i rëndë

Për shkak se 75% e trurit është ujë, është e rëndësishme të kujdesemi që të qëndrojmë të hidratuar. Nëse  nuk pini lëngje për 24 orë , do të përfundoni duke vrarë disa nga qelizat e trurit.

5.Hipoksia celebrale

Hipoksia ndodh kur qelizat e trurit tuaj nuk janë duke marrë oksigjen mjaftueshëm. Neuronet janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj oksigjenit dhe nëse nivelet e oksigjenit janë varfëruar , qelizat tuaja  fillojnë të vdesin .

5.      Mungesa e gjumit

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë dëmtime të rënda të trurit pasi vret qelizat e tij për shkak të mungesës së oksigjenit. Nëse keni pengesa në frymëmarrje  atëherë, truri juaj nuk do të ketë oksigjen  mjaftueshëm për të mbajtur gjallë dhe të shëndetshme qelizat . Më konkretisht , mund të dëmtojë qelizat që lidhen me kujtesën dhe madje mund të çojë në humbjen e indeve aktuale trurit .

6.Kokaina

Edhe pse mund të keni përdorur kokainë një herë apo vetëm dy herë dhe mendoni se  nuk mund të bëjë më shumë dëme , ka prova të rëndësishme që përdorimi i kokainës vret qelizat tuaja të trurit. Qelizat që vdesin nga përdorimi i kokainës janë në qendrën e kënaqësisë tek truri juaj, të cilat ndihmojnë të ndjeheni mirë me anë të lëshimit të dopaminës.

7.      Ndotja e ajrit

 Nëse ju jeni brenda ose jashtë shtëpisë , është e rëndësishme për t'u siguruar që ju nuk jeni një viktimë e ndotjes së ajrit . Në vende si Mexico City , ku ndotja e ajrit është e shfrenuar , shumë banorë mbajnë maska ​​për të bllokuar depërtimin e ajrit të ndotur të futet  nëpërmjet gojës.  Në qytetet e mëdha , ka toksina në ajër që kanë potencial për të shkaktuar dëmtim të trurit dhe ti vrasin qelizat.

8.      Anestezi

Shumë lloje të  anestezisë mund të shkaktojnë dëmtim serioz të trurit dhe madje edhe probleme të kujtesës pas përdorimit .

Edhe pse anesteziologët janë profesionistë të trajnuar, ekspozimi ndaj  anestezisë mund të fshijë disa nga qelizat e trurit  Edhe pse nuk ka dëshmi bindëse tek njerëzit se drogërat anestetike vrasin qelizat e trurit, ka prova të konsiderueshme  tek minjtë.

9.      Stresi ( kronik/ i rëndë )

Dëmet që shkakton stresi në trurin tonë është tepër serioz. Teorikisht gjëra të tilla si çrregullime të ankthit , hypochondria , sulme paniku , PTSD , etj  gjatë një periudhë të zgjatur kohore do të lironin mjaftueshmëm kortizol  për të bërë disa dëme .

10.  Pagjumësia

Nëse ju nuk flini gjumë mjaftueshëm, kjo nuk është aspak në favorin e trurit tuaj. Duke fjetur më pak seç duhet jo vetëm që do të vrisni qelizat e trurit por kjo mund të çojë edhe në pëkeqësimin e kushteve të tjera shëndetësore. Siguroheni që çdo natë të bëni gjumë mjaftushëm pasi kështu do të mund të reduktoni edhe stresin që truri juaj të funksionojë mirë.

Lajme të mira : Truri juaj mund të riparojë veten nga dëmtimi

Gjë e mirë është se nuk ka prova në rritje,  edhe pse truri juaj mund të humbasë qelizat nga toksina e dëmshme , ai ka potencial për të shëruar veten . Truri juaj ka aftësinë për të rritur qeliza të reja nëpërmjet një proçesi të quajtur neurogenesis .

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049