Një kompani gjermane ka monitoruar trafikun në 403 qytete në rreth 56 shtete.
Duke analizuar nivelin e trafikut ata kanë bërë edhe një renditje të 20 qyetetev me trafikun më të rënduar. E nëse udhëtoni në këto qytete duhet të keni parasysh se me çfarë përballeni.
Në vend të 20 është qyteti Zhuhai, në Kinë me 42%
Në vend të 19 renditet Tel Aviv në Izrael
Në vend të 18 është një tjetër qytet kinez Chongqing
Kajro në Egjipt renditet në vend të 17
Në vend të 16 është Novosibirsk qytet në Rusi
Lodz në Poloni në vend të 15
Dublini, Irlandë renditet i 14
Me 46% në vend të 13 është Kievi në Ukrainë
ShënPetërsburg, Rusi renditet I 12
Në vend të 11 është Bukureshti
Vendi i 10, Recife në Brazil
Meksiko, në vend të 9, në vend të 8 është Bagkonk Tajlandë, Xhakarta në vend të 7. Stambolli renditet i gjashti.Moska e pesta, Nju Delhi Indi i katërti me trafikun më të rënduar.
Dhe tre qytetet me trafikun më mundues janë Lima në Peru në vend të tretë, Bogota në Kolumbi. Vendin e parë e mban Mumbai në Indi.