INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me 4 shenjat më pasionante dhe romantike të horoskopit

Njihuni me 4 shenjat më pasionante dhe romantike të horoskopit

Publikuar më: 23:53 15-02-2018

Nëse jeni një prej atyre njerëzve që e kanë nisur ditën duke dëgjuar detajet më romantike të një nate më parë të fqinjes, koleges ose qoftë të panjohurës që kishit pranë në autobuz, nuk mund të mos mendoni si është e mundur që juve nuk u ndodhi asgjë nga këto. Mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë se partneri nuk jo do thjesht nuk bën pjesë në shenjat romantike të zodiakut. Krejt e kundërta për shenjat e mëposhtme që janë kryekëput detajiste, të ndjeshme dhe sigurisht romantike të lindura:

1.Peshqit: Të lindurit nën shenjën e Peshqve janë shumë të ndjeshëm, ëndërrimtarë të pabindur që nuk duan të rriten kurrë dhe romantikë të lindur. U pëlqen të surprizojnë partnerin,partneren në çdo moment pasi për ta çdo ditë është një mundësi e mirë për të dhuruar e marrë dashuri.

2.Gaforrja: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi Gaforrja është shenjë uji. Në përgjithësi këto shenja janë të lidhura me emocionet dhe shquhen për ndjeshëmrinë e tyre karakteristike krahasuar me shenjat e tjera. Nuk i pëlqen të fshehë ndjenjat, përkundrazi shfrytëzon çdo moment për t’u shprehur dashurinë dhe mbështetjen e saj njerëzve të dashur.

3.Luani: I treti në radhë, por jo nga rëndësi, Luani është po ashtu një nga shenjat më romantike të zodiakut. Lidhja me një Luan nuk është kurrë e mërzitshme dhe monotone, përkundrazi është krejt e kundërta. I pëlqen të dhurojë shumë dashuri, emocione, mirëbesim, si dhe nuk kursehet aspak tek dhuratat.

4.Virgjëresha: Natyra kontrolluese e thuajse perfeksioniste mund t’ju bëjë të mendoni se ç’dreqin bën ajo në këtë rënditje. Në të vërtetë përtej këtij imazhi fshihet një person i butë, i ndjeshëm dhe i etur për dashuri, shkruan living.al. I pëlqejnë përkëdheljet, puthjet dhe emocionet që sjellin ato.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336