INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me 4 shenjat më të turpshme të horoskopit

Njihuni me 4 shenjat më të turpshme të horoskopit

Publikuar më: 22:55 06-04-2018

Jo çdokush është social. Sa herë na ka rastisur të shohim dikë të strukur në cep të dhomës apo të heshtur në maksimum…A e keni menduar ndonjëherë se këto janë shenja që flasin shumë për personin në fjalë? Të qenurit i turpshëm, shpesh keqinterpretohet si mendjemadhësi tek të tjerët, edhe pse kjo nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Ne ju prezantojmë me 4 shenjat më të turpshme të zodiakut, që duhet të tregoni kujdes të mos i vini në siklet.

VIRGJËRESHA

Njihen si jashtëzakonisht shumë të turpshëm. Megjithatë, duhet ta dini se janë praktikë dhe observues. Ata i kushtojnë vëmendje gjithçkaje që ndodh përreth, e ndonëse nuk flasin, dijeni se po dëgjojnë.

GAFORRJA

Janë miqtë e ngushtë ideal, por jo romanca perfekte. Kjo, vetëm për shkak të natyrës së tyre të turpshme. Nuk do ta kuptoni dot nëse ju pëlqen apo jo, derisa të vendosni kontakt të vazhdueshëm.

PESHQIT

Shenjë pozitive, romantik dhe tërheqës. Por, janë shumë të turpshëm. Nëse dhe ju vetë jeni natyrë e turpshme, nuk do të ekzistojë mundësia e lidhjes me këtë shenjë. Nëse jeni natyrë sociale, mjafton t’i përshëndesësh dhe ata do të përpiqen të tregojnë sa munden për veten.

BRICJAPI

Njihen si natyrë tejet e rezervuar, ku vjen puna tek tjetri. Mund të mendoni se janë mendjemëdhenj, edhe pse në të vërtetë shquhen për natyrën sensitive, shkruan bordo.al. Në çastin e parë që ndihen konfortë me dikë, e flakin turpin tej dhe përkushtohen në marrëdhënie.

Kujdes, ju marrin inat për jetë! Ja shprehjet që nuk duron dot secila shenjë e horoskopit

Bazuar në karakteristikat sipas shenjës së horoskopit, ka fraza në veçanti që shenjat e zodiakut nuk i suportojnë dot. Iu duken absurde kur i dëgjojnë dhe ka shumë mundësi t’ju marrin inat përjetë. Ja cilat janë ato!

 

SHIGJETARI: ‘Po turpëron veten.’

 

DASHI: ‘Nuk mund ta bësh sipas mënyrës tënde.’

 

PESHQIT: ‘Je pa iluzione.’

 

DEMI: ‘Je thjesht xheloz.’

 

PESHORJA: ‘Po e ekzagjeron kot.’

 

AKREPI: ‘Qetësohu.’

 

BINJAKËT: ‘Je njeri me dy fytyra.’

 

GAFORRJA: ‘Boll u bëre nxitës.’

 

LUANI: ‘Nuk sillet gjithçka rreth teje.’

 

VIRGJERËSHA: ‘Pse je kaq mendjengushtë?’

 

BRICJAPI: ‘Je shumë perfeksionist.’

 

UJORI: ‘Por çfarë do të mendojnë njerëzit?!’

 

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059