Dashi (21 mars - 19 prill)
1. Dëshironi që gjithçka të shkojë ashtu si ju dëshironi, dhe partneri juaj mund të mos jetë në gjendje të vazhdojë me entuziazmin dhe ritmin tuaj.
2. E keni të vështirë të dilni nga lidhjet toksike, sepse vazhdoni përpiqeni deri në momentin e fundit për të ndryshuar tjetrin.
3. Nuk hiqni dorë nga planet dhe doni të llogarisni çdo hap sesi do të shkojë e ardhmja e lidhjes suaj. Jini më pak spntanë, sepse në këtë mënyrë i “merr frymën” tjetrit.
4. Nuk pranon kurrë përgjigje negative.
5. E keni të vështirë të pranoni se çdo gjë e ka një fund.
Demi (20 prill - 20 maj)
1. Ju jeni shumë paragjykues e jo rrallë herë nuk gjeni fjalët e duhura për t’i kritikuar ata.
2. Ju bëheni jashtëzakonisht hakmarrës dhe ndëshkues sapo ju mërzisin. Nuk dilni nga asnjë marrëdhënie pa marr hak më parë.
3. Ju jeni shumë kërkues në dhomën e gjumit.
4. Pëlqeni që të tjerët të përshtaten me ju, por ju të vazhdoni me stilin tuaj të jetesës.
5. Nuk lëshoni pe.
Binjaket (21 Maj - 20 Qershor)
1. Ndonjëherë jeni aq narcistë sa harroni t’i kushtoni vëmendje partnerit dhe nevojave të tyre
2. Ju kapeni me magjinë momentale të lidhjes dhe nuk e kuptoni që njerëzit nuk sillen njësoj si sot, si pas 3 vitesh
3. Ju e urreni rutinën dhe frika për të rënë në grackën e monotonisë nënkupton fundin e dashurisë.
4. Ju krijoni konflikte të pabaza
5. Ju jeni territorial me hapësirën tuaj dhe nuk pëlqeni të ndani shumë gjëra me partnerin
Gaforrja (21 qershor - 22 korrik)
1. Ju doni të ndiheni të dashuruar gjatë gjithë kohës e sapo të ndjeni se nuk jeni duke marrë atë që ju nevojitet nga partneri, bëheni të hidhur
2. Ke frikë se partneri yt do t’ju lërë.
3. Kur merrni shumë vëmendje, ndjeni se po ju merret fryma (nuk kuptoni as veten)
4. Keni probleme me besimin dhe vetëbesimin. Më mirë preferoni të rrini vetëm sesa të mos e provonit dashurinë nga frika e lëndimit
5. Doni një familje, e fëmijë, por asnjëherë nuk është koha e duhur për ju.
Luani (23 korrik - 22 gusht)
1. E vendos partnerin nën presion për të bërë gjërat si doni ju.
2. Ju kërkoni më shumë vëmendje nga partneri juaj sesa i ofroni.
3. Kërkoni siguri financiare dhe një jetë të mirë, por gjithmonë konsideroni se tjetri duhet të punojë më shumë.
4. Ju mbani shumë brenda dhe në një moment të caktuar i lëshoheni partnerit.
5. Ju fshehurazi keni frikë se partneri në krahë,nuk do të jetë kurrë mjaftueshëm mirë për ty.
Virgjëresha (23 gusht - 22 shtator)
1. Ju jeni tradicional dhe keni të vështirë të pranoni një partner që s’ndan të njëjtat interesa apo vlera si ju
2. Ju doni të bëni gjithçka së bashku pa kuptuar se sa e dëmshme është kjo për çdo marrëdhënie.
3. Ju thoni gjëra që nuk i mendoni kur jeni të zemëruar - por me kalimin e kohës ato mblidhen dhe shpërthejnë.
4. Ju keni tendencë për të marrë më shumë sa ju mund të mbani.
5. Ju bëni shumë lehtë kompromise dhe shpesh lëndoheni.
Peshorja (23 shtator - 22 tetor)
1. Nuk e duroni dot të liheni pas dore- kërkoni shumë nga partneri
2. Ju jeni të pavendosur në dashuri dhe shpesh ngecni në një lidhje
3. Ju mendoni se mund të “shpëtoni” njerëzit.
4. Ju shihni më të mirën tek të tjerët dhe nganjëherë dështoni të kuptoni se si disa njerëz mund të jenë toksikë për ju.
5. Ju besoni se gënjeshtra është më mirë se dëmtimi i personit tjetër, por nuk jeni mjaft të kujdesshëm për të mos u kapur.
Akrepi (23 tetor - 21 nëntor)
1. Ju nuk mund të përballoni një tradhti ose mashtrim dhe shpërthimet tuaja janë të rrezikshme
2. Ju jeni të pasionuar në fillim të një marrëdhënieje por e humbni shumë shpejt interesin.
3. Ju shmangeni kur është momenti për të shprehur ndjenjat
4. Ju merrni gjithçka personalisht.
5. Ju mbani mëri me partnerin tuaj për periudha të zgjatura kohore.
Shigjetari (22 nëntor - 21 dhjetor)
1. Ju dëshironi lirinë absolute, por partneri juaj nuk e pranon një marrëdhënie të hapur.
2. Vendosni shumë barriera dhe thjesht duhet të kuptoni se një lidhje nuk funksionin kështu
3. Ju preferoni drejtësinë në vend të pajtimit dhe shpesh largoheni nga njerëzit pa u dhënë atyre një mundësi të dytë
4. Zhgënjeni ata që doni më shumë
5. Ju i kushtoni shumë vëmendje pamjes fizike dhe shpesh shprehni pakënaqësi për atë të partnerit.
Bricjapi (22 Dhjetor - 19 Janar)
1. Ju dëshironi t'i kënaqni të tjerët aq shumë sa që keni tendencë të harroni veten tuaj.
2. Edhe pse keni shumë vite bashkë, përpiquni mos ta humbisni atë shkëndijën e pasionit.
3. Ju shmangni zënkat me çdo kusht, por ndonjëherë është më mirë që gjërat të thuhen hapur.
4. Pajtoheni për vendime që nuk jeni plotësisht dakord.
5. Justifikoheni më shumë nga se duhet. Mësoni të merrni përgjegjësi për veprimet tuaja
Ujori (20 Janar - 18 Shkurt)
1. Ju kërkoni shumë hapësirë nga partneri juaj dhe kjo shpesh bëhet shkak për mungesën e besimit.
2. Ju shpesh ndiheni sikur jeni duke u keqkuptuar.
3. Kini kujdes me mënyrën si shpreheni. Lini vend për keqinterpretime dhe duket sikur e bëni me dashje
4.I druheni marrëdhënieve të dashurisë që veniten shumë shpejtë dhe dilni nga ato shumë më herët nga se duhet
5.E keni të vështirë të parashikoni të ardhmen tuaj me dikë. DUket sikur jeni më mirë vetëm.
Peshqit
1. E keni të vështirë të shprehni emocionet tuaja dhe kjo shpesh ju vendos në situata të padëshirueshme
2. Ju jeni të rezervuar dhe partneri juaj mund të besojë se nuk jeni të dashuruar me ta.
3. Ju kaloni shumë kohë vetëm,e shijoni këtë gjë, por nuk merret mirë nga partneri.
4. I braktisni ata që nuk ju “hapen” plotësisht e tregohen të sinqertë që në fillim
5. Shpesh ndiheni sikur keni kujdes për ata më shumë sesa kujdesen për ju.