INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me 5 të vërteta që do të mësoni pasi keni hequr dorë nga

Njihuni me 5 të vërteta që do të mësoni pasi keni hequr dorë nga "dashuria e madhe"

Publikuar më: 22:10 20-04-2017

Pasi keni hequr dorë dhe keni lënë dashurinë tuaj të shkojë , do të haseni me ndjesinë se asgjë nuk po shkon mirë me jetën tuaj. Kjo situatë nuk zgjat shumë pasi e ardhmja do t’ju mësojë krejt të kundërtën. Ne fakt ju keni me teper avantazhe.

1.Ju mësoni më shumë nga dhimbja se sa nga kënaqësia.
Procesi që kaloni pasi keni humbur dashurinë tuaj do t’ju ndryshojë ju përgjithmonë. Dhimbja kërkon kohë për të kuptuar atë që kë humbur, por ajo që vjen pas dhimbjes do t’ju ndryshojë ju krejtësisht ashtu siç nuk mund t’ju ndryshojë asgjë. Ju do të analizoni se kush jeni bërë dhe do të ndërtoni jetën me personat që dëshironi ju të jeni të rrethuar.

2.Dashuria nuk është e mjaftueshme
Dashuria, sidomos dashuria e re, është e paarsyeshme. Pa marrë parasysh se sa dy njerëz e duan njëri-tjetrin, nganjëherë thjesht nuk funksionon. Sepse mos haroni dashuria nuk është asnjëherë racionale. Zakonet , besimet , tendenca dhe moda e fundit ja u bëjnë të veshtirë të qenurit bashkë.

3.Njerëzit do të largohen nëse vazhdoni të përfitoni prej tyre.
Asnjë prej jush nuk e di pse lëndoni njerëzit që doni më shumë. Ndoshta ngaqë ju lidheni aq thellë me ta sa i besoni një iluzioni që çfarë do që të ndodhë ata do jenë përkrahë teje. Për shkak të dashurisë aq intensive ju bëni zgjedhje të dëmshme për ata që doni. Pasi i keni lënduar ata nuk do të kthehen më tek ju.

4.Ju jeni më të fortë.
Pas përjetimit të vuajtjes së humbjes së një dashurie që nuk është menduar për te qenë me ju, ju do t’i lini hapësirë marrëdhënies tuaj të ardhshme. Duke dhënë besimin tek një person i denjë ju do të shpëtoni nga zemerimi që ju ka pushtuar. Kështu që sa me pare aq më mire, por ata nuk do ta kenë të veshtirë të hynë pasi ju do përpiqeni të jeni versioni më i keq i vetes tuaj.

5.Ndonjëherë fati bën vendime më të mira për ju
Kjo është ndoshta gjëja më e vështirë për t'u pranuar. Por një ditë, ju do të kuptoni se ajo që ndodhi ishte për të miren tuaj dhe dhimbja do të jetë një kujtim i së shkuarës. Nje ditë do të takoni dashurinë e vjetër, edhe pse ka një citim të keq " Çdo fillim i ri vjen nga fundi i një fillimi tjetër"

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764