INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me 7 ligjet e çuditshme, për të cilat të huajt nuk e dinë se janë të ndaluara në Europë

Njihuni me 7 ligjet e çuditshme, për të cilat të huajt nuk e dinë se janë të ndaluara në Europë

Publikuar më: 14:28 14-04-2018

Nëse mendoni se të jesh një qytetar i botës është kaq e thjeshtë, mendohuni sërish. Shtyni udhëtimet dhe bëni kërkime për të njohur më parë ligjet e çuditshme që ekzistojnë në destinacionin ku keni zgjedhur të shkoni.

Të bësh zhurmë të dielave

Të bësh rrëmujë gjatë dielës, është një ‘jo’ e madhe në Gjermani. Nivelet e zhurmave ndalohen me ligj gjatë të dielave në Gjermani dhe Zvicër. Kjo do të thotë se nuk mund të kosisni barin në oborrin tuaj, të përdorni çekiçin, trapanin, sharrën si dhe nuk mund të kalojnë kamionë të rëndë në rrugë. Gjithashtu harrojeni të dëgjoni muzikë me zë të lartë të dielave sepse këto janë veprime që ndëshkohen me gjobë. Në shumicën e rajoneve të Gjermanisë dhe Zvicrës, është gjithashtu e këshillueshme që zhurmat të ulen në maksimum nga ora 8:00 e mbrëmjes deri në orën 7:00 të mëngjesit për të shmangur ankesat dhe gjobat. Kujdes! Kjo është kaq e rëndësishme në këto vende, sa ka avokatë të specializuar për ligjin e zhurmës. Në Zvicër madje, ligji thotë se nuk mund të shtypni as shkarkuesin e banjës pas orës 10 të mbrëmjes.

Të hani apo të pini pranë monumenteve

Harrojeni të bëni një piknik apo të pini një kafe gjatë vizitës suaj tek Koloseu. Ngrënia dhe pirja pranë ndërtesave publike dhe monumenteve historike është e ndaluar në qytetet italiane si Roma, Firence dhe Venediku. Vende të veçanta për t’u shmangur vërejtjet e policisë lokale, përfshijnë Piazza San Marco në Venedik dhe shkallët e hyrjes kryesore të Katedrales në Firence.

Të bëni shkrepje të zyrtarëve apo të objekteve zyrtare

Në vende si Rumania, Rusia, Spanja, Ukrahina dhe Hungaria, të fotografosh aeroportet ose ndërtesa të rëndësishme ushtarake apo qeveritare mund t’ju faturojë një gjobë, madje edhe të thirreni për t’u marrë në pyetje. Kur jeni në Francë, sigurohuni që shkrepja juaj nuk ka në sfond policë.

Të mos mbani kartë identiteti

Në shtetet europiane si Gjermania, Hungaria, Rusia, Qipro, Ukrahina, Belgjika, Hollanda, Austria dhe Spanja, ju kërkohet me ligj të mbani një dokument identifikimi gjatë gjithë kohës. Për ata që nuk janë rezidentë europianë, vlen pasaporta origjinale, jo një fotokopje e saj.

Të ushqeni pëllumbat

Mendohuni dy herë përpara se ta mbuloni veten me thërrime për një foto në Instagram me pëllumbat në Piazza San Marco. Në Venecia apo në Vjenë, të ushqesh pëllumbat ndëshkohesh me gjobë dhe me të drejtë. Përveçse janë të bezdisshëm, pëllumbat dhe jashtëqitjet e tyre acide janë dëmtuese për ndërtesat dhe monumentet historike. Gjobat për këtë shkelje shkojnë në qindra euro.

Të ecni përqark me rroba banjo

Policia lokale në Palma de Mallorca dhe Barcelonë nuk do t’ia dijë nëse sapo keni ardhur nga plazhi. Nëse jeni sadopak larg rërës dhe shëtitores pranë, vishni një bluzë dhe një palë pantallona pasi të shëtisni në rrugë me bikini, është e jashtëlidhjshme dhe mund të ndëshkoheni me gjobë nga 100 – 500 euro.

Të mbani taka të larta

Nëse shfaqeni në rrënojat e lashta të Athinës me këpucët tuaja të preferuara me takë, mund t’ju kërkohet ta vazhdoni turin këmbëzbathur. Ngaqë këpucët me majë mund të prishin sipërfaqen e rrënojave të lashta, ato janë ndaluar nga vendet historike si Parthenoni dhe faltorja në Delfi, si dhe disa amfiteatre në Greqi që shërbejnë si koncerte të hapura në pranverë dhe në verë.

T’ju mbarojë karburanti

Edhe pse të të mbarojë karburanti vështirë se mund të quhet një krim, të ndalosh në autostradën e famshme Autobahn në Gjermani për çfarëdo arsyeje, (përveçse nëse është urgjente), është e ndaluar. Të harrosh të mbushësh serbatorin dhe të nxjerrësh zhurma shpërthyese nga makina në një ndalesë në autostradë është diçka që duhet shmangur dhe për të cilën do të gjobiteni.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988