INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me 7 vendet që nxjerrin mjekët më të mirë në botë

Njihuni me 7 vendet që nxjerrin mjekët më të mirë në botë

Publikuar më: 11:14 31-01-2017

Nëse jetoni në një nga këto 7 shtete, atëhere jeni me fat.

Shëndeti është thesaroi jonë më i madh dhe në një vend ku ka doktorë të mirë, ka një popullsi të shëndetshme. Le t’iu hedhim një sy cilat vende kanë disa nga mjekët më të famshëm në botë:

7. Greqia
Greqia sigurisht do ishte pjesë e kësaj liste, pasi pa Greqinë e lashtë ku shquheshin emra të mëdha që kontribuan në mjekësi, nuk do ishte bota aty ku jemi sot.

6. Austria
Austria na ka dhënë një nga mjeshtrit e psikologjisë dhe psikiatrisë në historinë njerzore si Sigmund Freud. Përveç tij edhe një tjetër mjek si Hans Asperger, i cili identifikoi sindromën Asperger si një çregullim mendor.

5. Australia
Me siguri keni dëgjuar për antibiotikët, të cilët janë ilaçe të forta që vrasin bakteret e trupit tonë që na bëjnë të sëmurë. Më 1928 Alexander Fleming e zbuloi antibiotikun e parë, penicilinën, të cilin ai e rriti në laboratorin e tij duke përdorur mykun dhe kërpudhat.

4. Zvicra
Zvicra është vendi i mendjeve të mëdha. Një prej tyre mund të përmendim psikologun dhe psikiatrin Carl Jung.

3. Gjermania
Psikologë, kirurgë, shumë prej mjekëve më të mirë në histori kanë qënë gjermanë. Përmendim këtu Paracelsus, Rudolf Virchow dhe Hans Eysenck.

2. Britania e Madhe
Përmendëm gjithë ato emra, por s’mund të harrojmë edhe James Parkinson, i cili përshkroi sëmundejn e Parkinsonit apo Edward Jenner, i cili zbuloi shiringën për lijën.

1. SHBA
Sigurisht që në krye të listës do të ishin mjekët amerikanë të cilët kanë bërë zbulime, kërkime dhe studime në shumë fusha të mjekësisë, duke përmirësuar dhe shpëtuar jetën e shumë njerëzve.

Article Logic
Execution time: 0.0035371780395508