Jetojmë në epokën e shpërthimit të informacionit dhe sigurisht që nëse keni pyetje, Google ka përgjigjen.
Sasia e madhe e informacioneve të ndryshme në botë rritet me shpejtësinë e një orteku që rrëzohet nga një majë, por, nuk ndodh gjithmonë kështu.
Rezulton se shumica nga faktet që kemi mësuar në shkollë apo kudo tjetër në fakt janë mite. Kështu mund ta gjesh veten në një situatë ku busulla nuk tregon më veriun, buburrecat nuk mbijetojnë në një luftë bërthamore dhe balena blu humbet titullin e saj si krijesa më e madhe në Tokë.
Më poshtë njiheni me disa fakte që rrëzojnë ato që u janë mësuar gjatë gjithë jetës suaj gabim.
Balena Blu është krijesa më e madhe në Tokë Në fakt krijesa më e madhe në Tokë është një kërpudhë e quajtur Armillaria ostoyae që merr gati 4 milje katrorë
Buburrecat mund t`i mbijetojnë një lufte bërthamore. Në fakt rezulton se buburrecat do të jenë krijesat e para që do të ngordhin në rastin e një katastrofe bërthamore
Ftohja e zakonshme është sëmundja më e përhapur në Tokë. Në fakt sëmundja më e zakonshme është dëmtimi i dhëmbëve që mund të bëhet dhimbja kryesore e shoqërisë moderne
Lady Godiva hipi një kalë nëpër qytet ndërkohë që ishte krejtësisht e zhveshur që burri i saj të ulte taksat”. Taksat u ulën me vërtet por kjo ndodhi 17 vite pas sfidës së Lady Godiva
Piramidat në Egjipt janë më të mëdhatë në Tokë, shruan joq. Në fakt piramida më e lartë në Tokë është ndërtuar në Meksikë dhe quhet Piramida e Madhe e Cholula ose Tlachihualtepetl
Elefantët janë krijesa e vetme në Tokë që nuk kërcejnë dot. Gjitarë të tjerë që nuk kërcejnë dot janë slothët hipopotamët dhe rinocerontët