INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me 8 gjërat që ja u bëjnë jetën më të vështirë seç e keni

Njihuni me 8 gjërat që ja u bëjnë jetën më të vështirë seç e keni

Publikuar më: 19:55 13-04-2017

Sipas ekspertëve ndonjëherë ju e vështirësoni jetën tuaj më shumë se ajo duhet të jetë në të vërtetë, ata kanë dalë në konkluzion se...

këto janë 8 gjërat qe ja u bëjnë jetën më të veshtire seç e keni

1.Ju vini re çdo gjë 

Miku juaj nuk po ju kthen mesazhin apo shoku juaj i punës shkoi të darkonte pa ty. Bazuar në një studim të fundit cdo kush mund të gjejë një arsye për tu ndjerë i ofenduar. Duke e marre cdo gjë si fyerje dhe ofendim ju do të stresoni veten tuaj kot. Njerezit e lumtur nuk veprojnë keshtu. Ata nuk i marrin gjërat personale dhe nuk ju kushtojnë rëndësi cdo veprimi aq më pak veprime që janë kryer pa ndonjë qëllim të keq. 

 

2.Ju jeni ylli i vet filmit tuaj 

Duke qenë në qendër të cdo eksperience të jetuar, ju cuditërisht mendoni se bota rrotullohet rreth jush. Në fakt ju jeni një yll por i filmit tuaj.Kjo pasi ju keni shkruajtur skenarin. Ju e dini sesi do të vazhdojë dhe se kur do të përfundojë. Për fat të keq ju harroni t'ja jepni skenarin tuaj dikujt tjetër. Si rezultat njerëzit që ju rrethojnë nuk e dinë se cfarë roli janë duke luajtur. Në këtë mënyrë filmi juaj dështon. Harrojeni skenarin. Lërini të tjerët të merren me të , mirëprisni personazhe të reja në jetën tuaj. 

 

3.Ju jeni duke pritur për një shenjë 

Ka plot njerëz që nuk marrin asnjë vendim pa marrë në fillim një 'shenjë". Ata janë gjithmonë duke pritur për atë shenjën hyjnore nga Perendia, shenjë e cila vonohet ose nuk vjen kurrë. Në këtë mënyrë këta njerëz bëhen vartës të fatit. Më e mira është të ndihmojnë në krijimin e fatit se sa të jenë të varur nga ai. 

4.Ju nuk rrezikoni 

Dy fjalë " Jeto, Guxo. Sa herë që jeni përballë një alternativë e cila përmban rrisk , zgjidheni atë ! Ju mund të humbisni në shumë prej tyre por në fund të jetës suaj ju do të jeni të kënaqur që bërët këto zgjidhje. Ashtu sic thotë një fjalë " më mirë bëhu pishman që e bere sesa të bëhesh pishman që nuk e provove kurrë " 

 

5.Ju krahasoni jetën tuaj me të tjerët

Të gjithë kanë tendencën të krahasojnë jetën e tyre me atë të të tjerëve. " Andrea ka iphone 7. Fatma ka shumë para. Armendi është shumë i famshëm. " Ndalojini këto krahasime në mënyrë kategorike. Gjithmonë mbani mend se çfarë Teddy Roosevelt tha: " Krahasimi është hajdut i gëzimit " 

 

6.Ju lini njerëzit të vjedhin nga ju 

Nëse ju do të posedonit 1 milion $ me siguri do të merrnit cdo masë paraprake për t’i mbajtur ato sa më të sigurta. Një posedim më i rëndësishëm se paraja është koha dhe ju nuk bëni asgjë për ta mbrojtur atë, pasi e harxhoni me njerëz egoistë që nuk ju vlerësojnë, njerëz negativë. Vlerësoheni kohën tuaj dhe mbajeni atë larg nga këta lloj njerëzish duke e harxhuar me njerëzit që vërtetë e meritojnë dhe e respektojnë ate ju do të ndiheni  më mirë.

 

7.Ju nuk lini asgjë të shkojë 

Duhet të jeni të qartë që gjëja për të cilën të gjithë duhet të investoni  është lumturia juaj . Jeta është plotë me humbje dhe pa humbje asnjë nuk do dijë se cfarë është lumturia e vërtetë. Humbjet na rrisin dhe na bëjnë t’i vlerësojmë gjërat akoma më shumë se sa i vlerësonim më parë, pavarësisht sa sa mund të dhembin ju duhet t’i menaxhoni ato më së miri. Ju nuk jeni vetëm kështu që flisni  dhe kërkoni mbështetjen e miqve tuaj. 

 

8.Ju nuk dini të jepni por më shumë të merrni 

Një mënyrë për t'ja dal në jetë më se miri është të bërit mirë. Përfshihuni në jetë qoftë edhe si vullnetar. Thoni fjale të mira. Vizitoni një të moshuar që jeton vetëm. Ka dy lloj njerëzish në këtë bote ata që japin dhe ata që marrin. Dhënësit janë të lumtur. Marrësit janë të mjerueshëm. ku bëni pjesë ju?/intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916