Ndërsa tifozët e futbollit nxitojnë për të llogaritur probabilitetin fitues për secilën ekip në Kupën Botërore, një maçok me emrin Akil do të përdorë sensin e tij për të parashikuar rezultatet. Akile, një banor i muzeut Hermitage në Shën Petersburg, është aktualisht në trajnim të plotë, duke studiuar ekipet që po shkojnë në Rusi për të konkurruar në kampionatin më të madh të futbollit në botë. Sipas veterineres së tij Anna Kondratyeva, shurdhimi i Akiles e bën atë një parashikues më të mirë se macet e tjera, sepse "ai është absolutisht i paanshëm, është i shurdhër ndaj komenteve nga tifozët, kështu që ai ndoshta do ta ndiej me zemër dhe me sensin e veçantë që kanë macet, fituesin". Akili do të parashikojë vetëm lojërat e luajtura në Shën Petersburg. "Ai do të bëjë parashikimet e tij mëngjesin e lojës. Për mëngjes, ne do të vendim para tij dy tasa identikë me ushqim për macet dhe një flamur të vogël të vendeve që luajnë". Te tasi që zgjedh të hajë Akile, është vendi që do të fitojë sfidën. Maçoku i bardhë me sy blu nuk u zgjodh në mënyrë të rastësishme, ai ka një histori që parashikon lojërat e futbollit. “Vitin e kaluar, ai vendosi rezultatet e ndeshjeve të kupës së konfederatës që luajti në vendlindjen e tij. Ai mendoi pa një gabim të vetëm fituesin për secilën ndeshje, duke përfshirë edhe atë që përfundoi në një barazim”,- tha Kondratyeva. Kur Akili nuk është në stërvitje, ai kënaqet duke hedhur topa në korridoret e gjata të muzeut Hermitage dhe duke pozuar për fotografi jashtë në kopsht.
Burimi: Euronews