Ai ndërroi jetë në përplasjen e avionit EgyptAir. Ai më pas ndërroi sërish jetë gjatë masakrës së Orlandos. Dhe çuditërisht, si të mos mjaftonte kjo, “Alfonso nga Meksika” u vra në mënyrë tragjike për herë të tretë gjatë bombardimeve në aeroportin Ataturk në Stamboll.
Të paktën, kjo është ajo që do duhet të besonit nëse do ndiqnit raportimet nga mediat dhe rrjetet sociale për këto tragjedi me viktima të panumërta. Por, e vërteta tronditëse është se personi që u identifikua si viktimë në të treja sulmet është ende gjallë. Alfonso është me të vërtetë viktimë, por vetëm e miqëve të tij, të cilët e kanë tallur vazhdimisht gjatë këtyre javëve të fundit, dhe thonë se e bëjnë këtë për t’u hakmarrë pasi ai u ka borxh atyre para. Nuk do të ishte dhe aq serioze në rast se lajmet nuk do të ishin transmetuar nga emra prestigjozë si New York Times. Tashmë ai kërkon të hakmerret për vete dhe dëshiron t’i hedhë në gjyq grupin e “miqve” që e “vranë” vazhdimisht, por duket se gjykatat meksikane janë shumë të dobëta për të bërë diçka. Kështu le t’ju shërbejë dhe juve si informacion, që kur të kërkoni të “vrisni” dikë, të dini se ku të shkoni.