Për të gjithë ata që ndonjëherë nuk duan që të lajnë vetë rrobat e tyre, ky qen është zgjidhja ideale.
Champis, një qen i rracës Nova Scotia Duck Tolling Retriever, ka perfeksinuar artin e hapjes së derës së lavatriçes, futjes së rrobave të pista në të, mbylljes së derës dhe më pas nxjerrjes së rrobave të pastra pasi larja ka përfunduar. Me pak fjalë, një artist i vërtetë! Video tregon të gjithë punën e palodhur që qeni simpatik bën për pronaren e tij.