Një album dedikuar asaj. Disa kohë më parë, këngëtari Vitmar Basha tregoi se është në një lidhje dashurie me Marsela Çibukaj. Nuk ka vonuar edhe konfirmimi nga ana e këngëtares e cila ka zgjedhur koncertin e tij, për ta bërë publike lidhjen.
“Janë disa gjëra që nuk shpjegohen dot me fjalë…sidomos dashuria”,-shkruan Marsela bashkangjitur fotove ku shfaqet me partnerin e saj, Vitmarin.
Vitmari ka jetuar 15 vite në Itali, por u rikthye në Shqipëri në vitin 2009. Ai u shpreh kohë më parë në emisionin “Lart e poshtë” se Marsela ka qenë muza e tij për këtë album të ri.