Përveç karakteristikave të përgjithshme të çdo shenje të horoskopit të cilat i njihni pak a shumë, janë edhe cilësitë e fshehura të tyre, të motivuara dhe të dëshiruara, për të cilat shpesh nuk jeni në dijeni as vetë ju, por as edhe persona që ju rrethojnë.
Ja cilat janë karakteristikat e fshehura të të gjithë shenjave zodiakale.
DASHI
Përveçse jeni tipa origjinalë dhe të hapur me botën, të lindurit nën shenjën e Dashit kanë një karakteristikë që pak veta ia njohin. Këta persona kanë tendencën të fshihen në objektivat e tyre për t’u bërë më të mirët çdo ditë dhe për të realizuar dëshirat e tyre.
DEMI
Shpesh Demat shihen si shumë kokëfortë, egoistë dhe intolerantë. Megjithatë, thellë brenda tyre, janë njerëz shumë të dashur, me shumë dashuri për të ofruar, edhe pse jo gjithmonë dinë si ta demostrojnë një gjë të tillë. Bëjnë më të mirën e tyre për t’u kujdesur për ata që i rrethojnë dhe mbështesin kauza vërtet të rëndësishme.
BINJAKËT
Pas personalitetit të tyre të gëzueshëm, të shoqërueshëm dhe optimist, këta persona kanë një anë të izoluar dhe të veçuar nga bota. Binjakët janë shumë të përfshirë emocionalisht me miqtë e tyre dhe njerëzit rreth tyre, ndaj kanë nevojë për të qëndruar vetëm ndonjëherë në mënyrë që të rekuperojnë energjitë.
GAFORRJA
Gaforret japin përshtypjen e butësisë, qetësisë dhe ndjeshmërisë, por edhe një anë të tyren që janë të aftë për t’u rekuperuar, për të qenë kurajozë dhe për të kaluar me lehtësi gjërat. Dinë si të pozicionohen mbi atë që përfaqësojnë dhe nuk dekurajohen nga presionet e jashtme.
LUANI
Mendimi që shumë vetë kanë për Luanët është se janë egoistë, të sigurtë tek vetja, deri në narçizëm. Megjithatë, konkluzione të tilla bazohen vetëm në anën sipërfaqësore. Të lindurit nën shenjën e Luanit janë njerëz që impenjohen, dedikohen dhe kanë kurajo. Edhe pse trishtohen nga dështimet e tyre, nuk ndalojnë së luftuari për objektivat që kanë.
VIRGJËRESHA
Edhe pse shihen si tejet të ndjeshëm, kritikë dhe kërkues, njerëzit e shenjës së Virgjëreshës janë shumë më tepër se kaq. Janë miq gjithnjë të pranishëm kur ke nevojë, të dashur dhe mbi të gjitha të ndershëm. Janë gjithnjë të gatshëm për të mbështetur ata që duan dhe i lënë mënjanë problemet e tyre për t’u ofruar mbështetje të dashurve të tyre.
PESHORJA
Duke qenë shumë të ndershëm dhe duke insistuar për të qenë afër të dashurve të tyre, Peshoret fshehin brenda vetes ndrojtje, e cila shpesh nuk i lejon të shfaqen se kush janë në të vërtetë, me gjithë cilësitë dhe difektet e tyre. Thellë thellë kanë frikë se mos gjykohen nga njerëzit që i rrethojnë, për shkak të personalitetit të tyre të vërtetë, por luftojnë çdo ditë për t’u çliruar nga ky mendim negativ
AKREPI
Për shumë vetë Akrepi shihet si shenja më mizore e zodiakut: hakmarrës, të paedukuar dhe madje edhe dashakeqës, në shumë raste. Këto opinione të ekzagjeruara mund të na ndalojnë të shohim një anë shumë pozitive të personalitetit të Akrepëve. Të lindurit nën këtë shenjë janë shumë të vëmendshëm dhe të dedikuar ndaj njerëzve që duan, duke i mbrojtur në çdo moment.
SHIGJETARI
Shigjetarët janë konsideruar si njerëz shumë të impenjuar dhe seriozë për të mbajtur fjalën. Por, ajo që pak vetë dinë, është se Shigjetarët përballen me një dilemë shumë serioze brenda vetes, për të plotësuar gjithçka që premtojnë. Janë të detyruar të përforcojnë vetvlerësimin, në mënyrë që të mbajnë fjalën.
BRICJAPI
Bricjapi është ndër shenjat më pak të vlerësuar të zodiakut. Shihen si njerëz që kontrollojnë shumë, rigorozë, seriozë dhe shpesh të mërzitshëm. Por, nga ana tjetër e gjithë këtyre karakteristikaave, janë persona që përballen me momente pasigurie dhe pavendosmërie, si të gjithë ne, kështu nuk dinë se çfarë të bëjnë, shkruan oranews. Në shumicën e rasteve, sjelljet e tyre të ekzagjeruara nuk janë tjetër veçse nevoja e fshehur që kanë për t’i ndihmuar.
UJORI
Shpesh këta persona gjykohen si sipërfaqësorë dhe apatikë, pa mendime, ndjenja dhe ideale. Por, realiteti nuk është gjithnjë ky. Ujorët ndihen si të gjithë ne, por nuk janë mësuar t’i përcjellin ndjesitë e tyre aq lehtë si shumica. Kanë mësuar t’i ndajnë me veten.
PESHQIT
Shpesh shihen si njerëz të sjellshëm, të edukuar dhe të ndjeshëm. Peshqit kanë edhe anët e tyre jo aq pozitive që dalin në pah kur ndihen të kërcënuar apo të fyer nga njerëzit që i rrethojnë. Kur ndihen të lënduar, e kthejnë me të njëjtën monedhë.