INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me deputetët që paraqitën kursin e shoferëve për universitet dhe që iu deshën 13 e 27 vite për të mbaruar shkollën e lartë!

Njihuni me deputetët që paraqitën kursin e shoferëve për universitet dhe që iu deshën 13 e 27 vite për të mbaruar shkollën e lartë!

Publikuar më: 22:55 16-01-2019

Arsimimi i deputetëve shqiptarë ka qenë një temë që është diskutuar shumë dhe jo rrallë herë ka ndodhur që ata kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’i shtuar vlerat CV-së së tyre në fushën e arsimit.

Një rast i tillë ka ndodhur me deputetin socialist Sadri Abazi. Në CV e tij shkruhet që ai është diplomuar nga Akademia IRU, në Gjenevë, në vitin 2002. Por nëse futesh në faqen online të kësaj akademie, aty shikon se në fakt programet e saj janë kurse trajnimi për shoferët e kamionëve. IRU në fakt është shkurtim për “Interneishwnwll Roud Junion”. Që do të thotë Unioni Ndërkombëtar i Rrugëve, sipas Top Story.

Akademia IRU, trajnon me mijëra shoferë dhe operatorë transporti çdo vit për të pasur një siguri më të madhe në rrugë dhe efincensë të qëndrueshme.

sar.jpg

 

Një rast tjetër interesant është ai i deputetit të Partisë Socialiste në rrethin e Krujës, Rrahman Rrahja, i cili shënon në CV që ka mbaruar shkollën e mesme Bujqësore në vitin 1980. Por, të lartën ai e ka filluar në vitin 2003. Pra 23 vite pas shkollës së mesme. Pikërisht në vitin 2003 ai është bërë edhe krytar i Komunës Nikël.

mani.jpg

 

Edhe arsimi i Niko Peleshit, ish-zv.kryeministër dhe ministër ka fakte tepër interesante. Sipas CV-së me firmën e tij, dorëzuar në KQZ, ai e ka filluar universitetin në vitin 1989 dhe e ka vazhduar deri në vitin 1992. Pra, ka bërë vetëm 3 vite, në Universitetin Politeknik, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, në degën Elektronikë.

Më pas, zoti Peleshi ka bërë një shkëputje disavjeçare si emigrant në Gjermani. Është rikthyer në Shqipëri si biznesmen. Dhe në vitet 2000 – 2002 ka vazhduar vitet e mbetura të shkollës. Sipas CV-së së tij, zotit Peleshi i janë dashur 13 vite që të mbaronte shkollën e lartë. Ai është rikthyer në universitet, pikërisht kur i hyri karrierës së tij politike.

rjjt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030648708343506