INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me disa nga projektet më të dështuara PPP në të gjithë botën

Njihuni me disa nga projektet më të dështuara PPP në të gjithë botën

Publikuar më: 10:43 02-12-2018

Rrjeti Europian mbi Monitorimin e Borxhit ka publikuar disa nga projektet më të dështuara dhe më pak transparente në botë:

1-Spitali Mbretëresha Mamohato në Lesoto ka pasur pasoja të mëdha negative dhe të paparashikueshme në fondet publike. Në vitin 2016, taksat e faturuara ndaj partnerëve privatë kaluan dy herë “pragun e përballueshmërisë” të përcaktuar nga Qeveria dhe BB në fillim të PPP-së. Faktorët kontribues në përshkallëzimin e kostos përfshijnë indeksimin e gabuar të taksës vjetore të paguar nga qeveria dhe parashikimin e dobët.

2-Projekti Castor, impianti më i madh spanjoll i magazinimit të gazit në det u pezullua pasi injeksionet e gazit shkaktuan më shumë se 1.000 tërmete. Pavarësisht se nuk është përdorur kurrë, projekti Castor deri tani i ka kushtuar publikut 3.28 miliardë euro. Kjo shumë tani po paguhet nëpërmjet rritjes së faturave të gazit.

3-Një shembull i rëndësishëm është rasti i “Jakarta Water” në Indonezi, ku dy kontrata PPP rezultuan me humbje të konsiderueshme për ndërmarrjen publike të ujit PAM Jaya. Në vitin 2011, ajo raportoi një humbje financiare prej 18 milionë USD. Vlerësimet tregojnë se humbjet përfundimisht do të arrijnë 2.4 miliardë dollarë në qoftë se marrëveshja e bashkëpunimit vazhdon siç është planifikuar deri në datën e skadimit të saj në vitin 2022.

4-Në Suedi, kostoja totale e ndërtimit të spitalit të Nya Karolinska Solna (NKS) me PPP arriti nga 1.4 miliardë në 2.4 miliardë euro dhe tani njihet si “spitali më i shtrenjtë në botë”.

5 –Ndërtimi i një gjykate me PPP në Paris rezultoi aq kompleks, i kushtueshëm dhe kontradiktor, sa ministri i ri francez i Drejtësisë ka vendosur që ministria e tij nuk do të angazhojë më kurrë PPP të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885