Një vajzë 14 vjeçare shqiptare është shpallur kampione e matematikës në Zyrih të Zvicrës.
Vajza quhet Dorea Robelli dhe lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Më lejoni tua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në Matematikë! Po, në matematikë. Dorea është 14-vjeçare. Mbajeni mend këtë emër!”, ka shkruar Çitaku
Më tej ambasadorja shton se sukseset e shqiptarëve nuk janë vetëm në sport e art por edhe në shkencë.
“Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne” , ka shkruar ambasadorja.