Ai quhet Dragon dhe është droni i parë ‘gjarpër’ i cili ndryshon formë teksa është duke fluturuar. Dragon është projektuar për të lëvizuar në ambjente të mbyllura, të evitojë pengesa dhe të futet edhe në hapësirat më të ngushta.
Një dron i tillë është krijuar në Japoni në laboratorin e Univerisitetit të Tokios dhe do të jetë protagonist në prezantimin e konferencës Robotike që zhvillohet gjatë këtij viti.
I ndërtuar krejt ndryshe nga dronët e thjeshtë fluturues Dragon është linear dhe shumë fleksibël sic dhe mund ta shihni nga pamjet.
Ai është i ndërtuar nga katër module të pavaruara, të lidhur mes tyre si vagonët e një treni.
Secili modul është formuar me një palë reflektorësh që lejojnë shtyrjen, duke lejuar dronin të shtyhet në cdo drejtim të dëshiruar.
E gjithë krijesa mundësohet falë një pako baterish e cila lejon edhe fluturimin autonom për gati tre minuta. Dhe falë kësaj teknike Dragon mund të fluturojë dhe t'i ngjasojë një gjarpëri madje mund të modifikojë formën e tij edhe në ajër.
Në të ardhmen shkencëtarët synojnë ta bëjnë edhe më perfekt dronin duke i shtuar një sërë funksionesh, në veçanti duke i shtuar module të reja për t'i dhënë mundësinë Dragon të identifikojë objekte dhe t’i marrë në trupin e tij.