INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me Electrick, pajisja që kthen në

Njihuni me Electrick, pajisja që kthen në "touchscreen" çfarëdolloj gjëje [VIDEO]

Publikuar më: 15:43 15-05-2017

Tashmë jemi mësuar aq keq me touchscreen sa që gjithësecilit prej nesh i ka ndodhur të kërkojë ekranin touch në një sipërfaqe të caktuar jo të ndjeshme ndaj prekjes.

Kjo është dhe arsyeja që kërkuesit e Future Interface Group të Carnegie Mellon University u lindi ideja të gjejnë një mënyrë për t’i shtuar komandat touch cdo lloj objekti. Nuk ka rëndësi forma apo nga çfarë materiali përbëhet.
Quhet Electrick, dhe është një spraj që aplikohet në objekte të ndryshme përmes një algoritmi software, që synon të identifikojë ndryshimet në fluksin e energjisë elektrike që kalon në një sipërfaqe konduktive. Mjafton të aplikosh lehtë një lloj ekstrakti boje mbi një objekt dhe të bësh të veprojnë aplikacionet e përcaktuara.

Mund të aplikohet spraj për shembull në timonin e makinës, duke i shtuar kontrollet touch për volumin e sistemit audio, apo për të ndryshuar stacionin e radios. Ose një shembull tjetër, mjafton të vesh duart mbi një zonë pranë dhe të fiken dritat.

Chris Harrison, asistent për Human-Computer Interaction Institute që është në krye të kërkimeve, shpjegon se për herë të parë jemi në gjendje që sprajin me ngjyrë ta përdorim për të bërë me touchscreen cfarëdolloj gjëje. Për momentin sipërfaqet e mëdha kanë kosto, ndaj po testohen sipërfaqet minimaliste. Me Electrick mund të krijohen sipërfaqe touch edhe në sipërfaqe plastike.

Article Logic
Execution time: 0.0058591365814209