Një pjesë e madhe e femrave më të bukura shqiptare kanë zgjedhur partnerë të fortë. Duket si modë me një tendencë të frikshme. Rasti i fundit i masakrës në bllok, nxori zbuluar dhe dy nga femrat e tjera të ekranit që kanë lidhje me "djem të fortë".
Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur tre të tjerë vijon të lërë ende “gjurmët” e saj.
“Molla e sherrit” u tha se ishte këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata. Kjo ndoshta mund të jetë një nga momentet më të vështira që këngëtarja po kalon në karrierën e saj.
Elvana dhe biznesmeni, Ervin Mata
Bashkë me të fejuarin Ervin Mata, Elvana Gjata u shpall në kërkim policor. Vetëm para pak ditësh, këngëtarja u kthye për të dhënë dëshminë me motivin se kishte qenë jashtë për arsye shëndetësore. Ndërkohë Ervin Mata vazhdon të jetë në kërkim nga policia.
“Rasti Elvana” nuk është i vetëm. Këngëtarja ka dhe “shoqe”, madje disa nga emrat më të përfolur të showbizzit.
Ish missi Suada Sherifi dhe bashkëshorti i saj, Eldi Dizdari, i përfshirë gjithashtu në vrasjen në Bllok.
Bashkëshorti i saj, Eldi Dizdari që mban edhe dy emra është shpallur në kërkim dhe mendohet të jetë një nga shkaktarët kryesorë të sherrit. Mendohet se ai dhe Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) janë zënë.
Viola Spiro dhe “Zoti i Drogës”, Valentin Selaj
Kështu e quante të dashurin e Viola Spiros, Valentin Selaj gazeta hollandeze kur publikoi arrestimin e tij në Itali. Ndërkohë nuk dihet nëse lidhja e tyre vazhdon ende.
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha
Emri i bashkëshortit të këngëtares Shkurta zuri të gjithë titujt e medieve shqiptare, kur ai u arrestua në lidhje me një skandal trafiku droge.
Hygerta Sako & Artur Aligjoni
Ish bashkëshorti i moderatores vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës.
Albërie Hadërgjonaj & Mentor Hadërgjonaj
Mentor Hadërgjonaj është arrestuar në vitin 2001 dhe u dënuar me 7 vjet burg për trafikim lëndësh narkotike.
Eli Fara & Lul Kapurani
Ish-bashkëshorti i Elit njihet si Lul Kapurani ka pasur probleme me drejtësinë para disa viteve, pasi njihej si “Kapo i Bandës së Çobenjve”.