INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me femrën që dikur ka qenë dashuria e parë e Noizy-t, ja historia e tyre… [FOTO]

Njihuni me femrën që dikur ka qenë dashuria e parë e Noizy-t, ja historia e tyre… [FOTO]

Publikuar më: 12:39 04-05-2017

Deri tani Noizy na ka prezantuar me njërën nga dashuritë e mëdha të jetës së tij që është vajza Leandra, por…

pak persona e dinë që dashuria tjetër e reperit ka qenë  edhe mamaja e vajzës.  30 vjeçari njihet tashmë si një don zhuan në marrëdhënie me femrat por nëse do ta pyesnim për dashurinë e parë, me siguri do të përmendë atë të adoleshencës , para moshës  20 vjeç, me një vajzë 4 vite më të madhe se ai. Ata u dashuruan dhe sollën në jetë Leandrën e cila sot është 10 vjeç  dhe jeton me mamanë në Londër. 

Pasi u kthye nga Anglia, Noizy realizoi ëndrrën duke u bërë reperi më i kërkuar dhe i suksesshëm, megjithatë asnjëra nga vajzat nuk arriti të zërë vendin e dashurisë së tij të parë. 

Sipas miqve të afërt të këngëtarit, vajza me tipare të thjeshta në pamjen e saj e kishte lënduar Noizy-n për faktin  se e kishte tradhtuar kur ishin bashkë. Sipas tyre, jo vetëm që e kishte tradhtuar, po dhe ia kishte pohuar vetë këtë fakt duke e lënduar dyfish. Pavarësisht të gjithave, Noizy nuk mund ta harronte atë që ai e quante në biseda dhe intervista thjesht “mamaja e vajzës”.

Noizy vetë e ka pranuar se e ka dashur shumë mamanë e vajzës për të cilën dihet shumë pak. Madje edhe e mbante tattoo fytyrën e saj në krahë deri para pak kohësh. Megjithatë tashmë ajo mbetet një histori e shkuar për reperin i cili mori vendimin ta heqë tattoo-n nga krahu duke e zëvëndësuar me një mikrofon  dhe një kurorë, për t’i lënë vend një kapitulli të ri në jetën e tij personale. /intv.al/

logojaaa.png

 

logojaa2.png

 

14099329_983719191740824_1214319808_n.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0040810108184814