INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me  Fentanyl, “vrasësin” që i mori jetën Prince  [FOTO / VIDEO]

Njihuni me Fentanyl, “vrasësin” që i mori jetën Prince [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 12:48 03-06-2016

Misteri i vdekjes së Prince, u zbulua.

Ai nuk vdiq nga AIDS. Raporti i autopsisë ka konfirmuar dyshimet se muzikanti  vdiq nga një mbidozë droge . Sipas Zyrës së Ekzaminimit Mjekësor Midwest , Prince aksidentalisht e ka keqadministruar veten me një dozë vdekjeprurëse  qetësuesi  Fentanyl. Ndonëse Fentanyl-i nuk është një emër  i njohur për shumë njerëz, Levenson i cili themeloi  Fondacionin “Levenson” tha se Fentanil-i  është  shumë , shumë i fuqishëm.

50 deri në 100 herë më i fuqishëm se morfina dhe 25 deri në 50 herë më i fuqishëm se heroina , " tha ai. Përdorimet e saj mjekësore kanë të bëjnë me menaxhimin e dhembjeve pas operacionit ose për dhembjet kronike. Megjithatë Levenson tha se përdorimi i rregullt i  kësaj droge, e cila e jep efektin brenda  5 minutave dhe zgjat një orë , nuk është ndonjë opsion i mirë.  Fentanyl është përdorur fillimisht nga ata që donin të kishin  një  vdekje pa dhembje ,  por përdorimi i shpeshtë i saj të bën të krijosh varësi. Sot ajo  tregtohet nën emrat e markave Actiq , Duragesic dhe Sublimaze. Rezultatet e  autopsisë  tani kanë ngritur pyetjen se kush mund  t’ia ketë siguruar muzikantit këtë recetë të fuqishme?  

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721